DYLON

Edhe një aksident trafiku me fatalitet

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Edhe një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Rajonin e Gjilanit. Aksidenti me fatalitet ka ndodhur në afërsi të Llabjanit me këtë rast një qytetar serb nga Parallova ka humbur jetën ndërsa bashkëshortja e tij ka marrë lëndime, por është jashtë rrezikut për jetë.

Rastin për Portalin 2L ONLINE, e konfirmon edhe Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. Ai ka thënë se aksidenti dyshohet të jetë pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë në rrugë dhe përplasjes së veturës, e tipit “Zastava”, me tabela vendore, jashtë rrugës.

EkoHigjiena

“Trupi i pajetëi të ndjerit është dërguar në obduksion. Trafiku ashte duke i udhëheq hetimet lidhur me këtë rast tragjik. Aksidenti ka ndodh mbrëmë në ora 19;00. Përndryshe bashkëshortja e të ndjerit është e lënduar por jashtë rrezikut për jetë. Ajo është trajtuar në Spitalin Regjional të Gjilanit”, ka bërë të ditur toger Ismet Hashani.

Përndryshe, javë më parë, në Rajonin e Gjilanit,  janë shënuar edhe dy raste të tjera të aksidenteve të trafikut me fatalitet. /2L ONLINE/

/fotoilustirm/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.