DYLON

Edhe në Viti u hap panairi i Sportit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me qëllim që qytetarët e komunës së Vitisë në veçanti edhe fëmijët të njihen me perspektiven e sportit, sot në sheshin e qytetit e Vitisë është bërë hapja e panairit të Sportit të Organizuar nga Komuna e Vitisë, konkretisht DKRS dhe Komitetit Olimpik të Kosovës dhe e mbështetur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Me këtë rast Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani ka bërë hapjen e këtij këtij panairi e cila tha se ky panair po organizohet në kuadër të aktiviteteve të shumta kulturore sportive. “ Ky panair është inicativ e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe është mbështetëtur nga AAsociacioni i Komunave të Kosovës ku mbështetëse është edhe komuna jonë dhe kjo nismë është përkrahur edhe nga Kryetari Sokol Haliti dhe atë që në kudër të aktiviteteve të shumta kulturore sportive dhe diversitetit organizohet ky panair i cili do të vazhdoj gjatë ditës. Me këtë rast klubet sportive dhe sportistët do të jenë ekspozuese të disiplinave përkatëse sportive.” U shpreh Drejtoresha Sylejmani.

EkoHigjiena

Ndërkaq i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti foli edhe për rëndësinë që ka ky panair. “Një organizim i tille, ka rendësi për ne me qe është një mundësi e re për klubet aktive ne komunën tonë, t’i ekspozojnë disiplinat sportive përkatëse dhe sidomos kur tani federatat tona sportive janë te ndërkombëtarizuara, dhe kjo nënkupton perspektive me te madhe për sportistet tanë te cilët i kemi reprezentuesit me te mire te shtetit. Edhe Komuna e Vitisë, ka klube te cilat suksesshëm jo vetëm se e kane përfaqësuar Komunën e Vitisë, por e kanë përfaqësuar Republikën e Kosovës ne gara ndërkombëtare siç e kemi rastin konkret me dy shenjëtaret tona Urata dhe Lumturie Rama, te cilat vitin e kaluar morën pjese ne garat olimpike evropiane ne Baku, dhe te cilat e kane arritur normën për te përfaqësuar ne Lojërat Olimpike Rio 2016, te cilat janë mbështetur me bursa nga Komuna e jone dhe nga Komitet Olimpik i Kosovës për çka ne i falënderojmë.

Ai po ashtu tha se për sukseset e klubeve tona Komuna e Vitisë është përkujdesur përveç me mbështetje morale sigurisht edhe me mbështetje financiare, dhe referenca me mire për këtë sipas tij është edhe rangimi ne ligen e pare te dy klubeve te futboll “Vitia” dhe “Vllaznia” Haliti përmendi edhe themelimet e klubeve të reja si Klubi i Basketbollit Vitia, Klubin e Gjimnastikës etj.

Përndryshe ky panair do të qëndroj i hapur gjatë ditës së sotme në sheshin e qytetit në Viti konkretisht përballë “Shtëpisë së Kulturës” Gursel dhe Bajram Sylejmani në Viti” ku klubet sportive nga Vitia do të ekspozojnë disiplinat sportive. /2L ONLINE/