DYLON

Edhe në stadiume të Brazilit, luftë shqiptaro-serbe

Avatar photo Redaksia

Në botërorin e futbollit, Brazili 2014 në mesin e shumë flamujve të hapur është shfaqur edhe një rivalitet ndërmjet atij shqiptar dhe serb. Në ndeshjen çerekfinale të Kupës së botës në futboll, Brazili 2014, ndërmjetr Gjermanisë dhe Francës (1:0) është shfaqur një rast i pazakonshëm.

Në të njëjtën tribunë dhe të sfiduar ndaj njëri tjetrit kanë shpalosur flamurin shqiptar para atij serb disa tifoz përkrahës të kombëtares së Gjermanisë dhe vet futbollistit shqiptar të saj, Shkodran Mustafi, transmeton Sporti1.com.

EkoHigjiena

Rasti nuk ka kaluar pa u vërejtur nga mediat e rajonit të cilat e kanë shënuar këtë rast, duke e raportuar si edhe një përballje shqiptaro-serbe në mes të Brazilit. Megjithatë përkundër tensioneve të dy palët janë treguar të përmbajtura dhe nuk është shënuar ndonjë eksces.

http://sporti1.com/?id=4&a=7584

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.