DYLON

Edhe në stacionin Policor në Kamenicë është përuruar “Dhoma mike”

Edhe në stacionin Policor në Kamenicë është përuruar “Dhoma mike”
Avatar photo Redaksia

Me datën 28.04.2025, në hapësirat e Stacionit Policor në Kamenicë, me praninë e Kolonel Agron Rukiqi, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan dhe Nënkolonel Evan Hessel, Zëvendës Komandantit-Lindje të KFOR-it me staf është përuruar “dhoma mike”, e cila është dhënë donacion nga misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë. 

Ky investim është mjaft i rëndësishëm për akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje dhe ka për qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt, të rehatshëm dhe të denjë për rikuperimin e viktimave, duke mundësuar kushte më të mira për strehim dhe përkujdesje të menjëhershme. 

EkoHigjiena

Investimet përfshijnë renovimin e hapësirës, pajisjen me mobilie të reja, pajisje të nevojshme teknologjike, si dhe krijimin e një ambienti që ofron mbështetje psikologjike dhe emocionale për viktimat e dhunës në familje. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.