DYLON

Edhe në Sadovinë të Muhagjerëve nisë projekti i asfaltimit të rrugëve të lagjeve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Sadovinë të Muhaxherëve, ka filluar asfaltimi i rrugëve që lidhin rrugën kryesore të fshatit me objektin e shkollës fillore , si dha i lagjes “Turjana”. Kryetari I Komunës , Sokol Haliti, gjatë vizitës që i ka bërë Sadovinës së Muhagjerëve , ku ka biseduar nga afër edhe me qytetarët e këtij lokaliteti, ka thënë se zbatimi i projekteve si ky i asfaltimit të lagjeve në këtë fshat, është në vazhdën e angazhimeve të institucioneve komunale, që banorëve t`iu ofrojë shërbime sa më të mira dhe t`iu lehtësoi jetën pavarësisht se ku jetojnë ata.

“Asfaltimi rrugës që lidhë fshatin me shkollën , është një nga projektet më të veçanta që po i realizojmë apo do ti realizojmë në Sadovinë, pasi përmes këtij projekti u lehtësojmë qarkullimin fëmijëve që ata më lehtë të vijnë tek objekti i shkollës”, ka thënë kryetari Haliti.

EkoHigjiena

Ai ka theksuar se krahas këtij projekti në Sadovinë të Muhagjerëve janë në realizim e sipër edhe projekti I asfaltimit të rrugës “Turjana” si dhe ai për lidhjen mes këtij fshati dhe fshatit Tërstenik. “Në Sadovinë së shpejti do të finalizojmë edhe projektin e ujësjellësit, projekt ky që siguron ujin e pijes jo vetëm për këtë fshat por edhe për katër fshatra tjera përreth”, është shprehur kryetari Haliti.

Banorët e Sadovinës, i janë shprehur mirënjohës kryetarit Haliti si dhe institucioneve komunale për mbështetjen që po I japin këtij lokaliteti, pasi sipas tyre gjithë këto projekte që po realizohen tani apo do të realizohen në të ardhmen, ishin të domosdoshme për fshatin. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.