DYLON

Edhe në Kamenicë shënohet Dita e Tokës

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Sot për nderë të Ditës së Tokës 22 Prillit u organizua aktiviteti për pastrimin e ambientit jetësorë në territorin e Komunës së Kamenicës.  Kryetari i Komunës së kamenicës begzad Sinani theksoi se organizimi i këtij aktiviteti është që të arrihet një vetdisim me i madh qytetar për ruajtjen e ambientit.

“Qëllimi i këtij aksioni është vetëdisimi i qytetarëve për një ambient të pastër dhe të shëndosh si dhe vetëdisimin për ruajtjen e ambientit” tha ai.

EkoHigjiena

Ky aktivitet u organizua nga Kuvendi Komunal, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Inspektoratit, Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Drejtoria e Arsimit, të gjitha shkollat e Komunës së Kamenicës dhe qytetar vullnetarë./2lonline/