DYLON

Edhe në Kamenicë Shënohet Dita Botërore Kundër Duhanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – me rastin e 31 maji – Ditës Botërore kundër duhanit, Nazmije Demolli – Kastrati, koordinatore e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut(NJKDNJ), Bajram Mavriqi, përgjegjës i sektorit të rinisë në DKRS-së dhe Margarita Rashiti, kryetare e këshillit të veprimit rinor lokal (KVRL) organizuan sot, një aktivitet të përbashkët vetëdijesimi duke i’u shpërndarë fletëpalosje qytetarëve të Kamenicës.

Dita Botërore kundër Duhanit, është një rast i mirë për të zhvilluar fushatën anti duhan, duke i informuar qytetarët për dëmin që i’a shkakton shëndetit konsumimi i tij.

EkoHigjiena

“Kjo ditë, është shpallur nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, prej vitit 1987, ku vendet anëtare të OBSH-së, u përpoqën të sensibilizojnë opinionin mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit dhe të inkurajojnë reduktimin e prodhimit dhe konsumit të duhanit. Për këtë arsye, çdo vit propozohet një slogan mbi luftën kundër duhanit”, theksoj ndër të tjerat Nazmije Demolli-Kastrati,

Sipas inspektorëve komunal ligji për ndalimin e duhanit në vende publike të mbyllura në komunën e Kamenicës, po zbatohet kënaqshëm në krahasim me komunat tjera.

Ata njoftuan se në Gjykatën Komunale, janë dërguar rreth 40 fletëparaqitje për ata duhanpirës që nuk e kanë respektuar ligjin. Andaj, edhe synimi i këtij aktiviteti ishte që të informohen qytetaret e komunës sonë për dëmet që shkakton pirja e duhanit, si dhe për vetëdijesimin për të mos konsumuar atë. Njëherësh, njoftimi edhe për gjobat që i presin ata që bien në kundërshtim me ligjin në fuqi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.