Edhe në Gjilan u shënuar Dita Botërore e Autizmit
/2L ONLINE/ – Sot Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, Kujdesi ditor, ka zhvillua në Gjilan aktivitete të ndryshme me fëmijët me nevoja të veçanta, në mbështetje të kësaj kategorie në socializimin, integrimin në shoqëri dhe edukim.
Alban Nevzati, anëtar Bordi në Qendrën për Kujdesin Ditor, ka bërë të ditur se agjenda e tyre ditore ka qenë qëndrimi para Teatrit të Qytetit të Gjilanit, pastaj shëtitja nëpër qytet, shkuarja dhe shëtitja në kompleksin “Vali Ranch”, i cili kompleks është përkujdesur që këta fëmijë por edhe stafi ta kenë edhe nga një shujtë. Ai ishte falënderues edhe ndaj Kompanisë “RC Cola”, për mbështetje në realizimi e këtij aktiviteti
Sipas tij, aktiviteti kryesor dhe më i rëndësishëm i fëmijëve ka qenë aktivitetet fizike të ndryshme, q bëhen për herë të parë në Komunën e Gjilanit, por edhe me gjerë, m këtë kategori, në shenjen solidarizimi, integrimi dhe edukimi të fëmijëve
Përndryshe, Dita Botërore e Autizmit, 2 prilli, është caktuar nga OKB-ja për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trurit. Si në shumë vende të botës, edhe në Kosovë, u shënua kjo ditë, e cila ka për qëllim edukimin e njerëzve rreth kësaj sëmundjeje. /2L ONLINE/





