DYLON

Edhe në Gjilan shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

Edhe në Gjilan shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë
Avatar photo Redaksia

“Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, në QKMF “Dr. Nagip Rexhepi”, në Gjilan,  janë organizuar një sërë aktivitetesh simbolike, ku infermierët dhe studentët tanë ofruan shërbime për qytetarët, si: matja e tensionit arterial, matja e pulsit dhe e glikemisë. Këto shërbime iu ofruan të gjithë kalimtarëve të rastit, në shenjë kujdesi dhe vetëdijësimi për shëndetin”, thuhet në njofitmin e këaj QKMF-je.

Aktivitetet janë realizuar në çdo Qendër të Mjekësisë Familjare, duke përfshirë ekipet infermierore në të gjitha lagjet dhe njësitë përkatëse të qytetit.

EkoHigjiena

QKMF “Dr. Nagip Rexhepi”, çdo vit e shënon këtë datë me përkushtim të veçantë, duke nderuar 12 Majin – ditëlindjen e Florence Nightingale, themelueses së infermierisë moderne.

“Urime 12 Maji – Dita Ndërkombëtare e Infermierisë”, thuhet në urimi ne QKMF-së “Dr. Nagip Rexhepi”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.