DYLON

Edhe në Gjilan shënohet Dita Botërore e Zemrës

Edhe në Gjilan shënohet Dita Botërore e Zemrës
Avatar photo Redaksia

Dita Botërore e Zemrës mbahet çdo vit më 29 shtator në nivel global, me qëllim ndërgjegjësimin, edukimin dhe informimin e qytetarëve për sëmundjet e zemrës, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën. Kjo ditë synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Në kuadër të Edukimit dhe Promovimit Shëndetësor, mjekët dhe infermierët familjarë të QKMF-së “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan kanë realizuar një aktivitet para QKMF-së, ku qytetarët u këshilluan dhe u informuan për zemrën e shëndoshë me moton “Vepro! Me zemër për zemër”.

EkoHigjiena

Gjatë aktivitetit është bërë matja e tensionit arterial, këshillimi për aktivitet fizik dhe ushqim të shëndetshëm, si dhe është shpërndarë material edukativo-shëndetësor. Mesazhet kryesore ishin: Të jemi aktivë, të ushqehemi shëndetshëm, të mos tymosim duhan, të bëjmë vizita të rregullta te mjeku familjar, BëNë Të DITUR qkmf-JA E Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.