DYLON

Edhe në Gjilan raportohet se është dëmtuar zyra e LDK-së

Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës me njësitet e saja në të gjitha rastet e dëmtimit të pasurisë, ndaj zyrave të partisë së LDK-së, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore për hetimin dhe zbardhjen sa më parë të këtyre rasteve, thuhet në njoftimin e Policisë. E në mesin e zyreve t raportuara se janë dëmtuar është edhe ajo në Gjilan
JA RASTET:
ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË – GJILAN
Rr. Idriz Seferi, Gjilan 27.02.2016-21:00-23:35. Është raportuar se nga persona të panjohur janë dëmtuar–thyer xhamat e selisë së LDK-së. Njësit policore janë duke hetuar rastin.

DËMTIM APO ASGJËSIM I PAURISË – PRISHTINE
• Rr. UÇK-së, Prishtinë 27.02.2016-22:00.Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga persona të panjohur janë dëmtuar-thyer xhamat e selisë së zyrave të LDK-së. Njësit policore janë duke hetuar rastin.

EkoHigjiena

• Rr. Vëllezërit Fazliu, Prishtinë 27.02.2016-22:44. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga persona të panjohur janë dëmtuar-thyer xhamat e selisë së zyrave të LDK-së. Njësit policore janë duke hetuar rastin.

DËMTIM APO ASGJËSIM I P AURISË – PEJE – ISTOG
• Rr. Ibrahim Rugova, Istog 27.02.2016-22:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se tre persona të panjohur me gurë kanë dëmtuar xhamat e selisë së LDK-së dhe janë larguar në drejti të panjohur. Njësit policore janë duke hetuar rastin.

• Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 27.02.2016-23:30. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se person-a të panjohur kanë dëmtuar-thyer xhamat e selisë së LDK-së. Njësit policore janë duke hetuar rastin.

DËMTIM APO ASGJËSIM I PRONËS – GJAKOVE
Rr. Ismajl Qemajli, Gjakovë 27.02.2016-22:30.Ankuesi mashkull K/Shqiptar zyrtar i lartë i LDK-së ka raportuar se nga person-a të panjohur janë dëmtuar xhamat e selisë të zyrës së LDK-së. Njësit policore janë duke hetuar rastin.

DËMTIM APO ASGJËSIM I PRONËS – MITROVICE
Me date 28.02.2016 rreth orës 08:40“ Sheshin Adem Jashari” , Ankuesi mashkull K/Shqiptarzyrtar i lartë i LDK-së ka raportuar se nga person-a t ë panjohur janë dëmtuar xhamat e selisë të zyrës së LDK-së. Njësit policore janë duke hetuar rastin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.