DYLON

Edhe në Gjilan, FSK organizon “Ditën e hapur’’ për nderë të “Ditës së Forcës’’

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Forca e Sigurisë së Kosovës, më datë 25 nëntor 2016, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 14:00, organizon “Ditën e Hapur’’ për nderë të “,Ditës së Forcës’’, e që do të bëhet në të gjitha kazermat si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin. Vizitorët do të kenë mundësi të shohin pajisje, ambiente si dhe aktivitete të ndryshme të cilat dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.

Për ta festuar së bashku Ditën e Forcës, pra edhe në Gjilan do të organizohet kjo ditë dhe Afrim Xhelili, oficer në Batalionin e Parë të Brigadës së Reagimit të Shpejt të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në emër të pjesëtarëve të Batalionit të Parë i cili është i vendosur në Gjilan, njofton qytetarët, por njëkohësisht edhe i fton ata që në këtë datë të shënuar, pra të premten, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 14:00, janë të mirëpritur në kazermën e FSK-së “NEWBORN” në Gjilan. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.