/2L ONLINE/ – Të mërkurën, në shumë qendra të Kosovës do të protestohet për lirimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërin ëe Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ndaluar ditë më parë nga autoritetet franceze dhe që po vazhdon të mbahet në paraburgim në Francë.
“Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit, ftoheni të merrni pjesë në protestën gjithëpopullore me datë 11. 01.2017, duke filluar ne ora 11:55h, në sheshin “Agim Ramadani”, para Teatrit të Qytetit te Gjilanit. Protestë në përkrahje të ish Kryeministrit të Kosovës, Gjeneral Ramush Haradinaj.O sot, o kurrë, të mbrojmë vlerat tona Kombëtare!” , thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ.
Përndryshe, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është ndaluar më 4 janar nga policia franceze në aeroportin e Baselit. Ai është arrestuar në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. /2L ONLINE/