DYLON

Edhe Medvegja përshëndet hapjen e pikëkalimit në “Kapi”

Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryetari i komunës së Medvegjës në largim, Florim Sahiti ka përshëndetur sot marrëveshjen e arritur me 21 prill në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për hapjen e pikëkalimit të ri kufitar në komunën e Medvegjës.
“Ky është sukses i bisedimeve tona me Ministren për dialog, zonja Edita Tahiri dhe rezultat i përpjekjeve të përbashkëta me përfaqësuesit e komunës së Kamenicës”, tha Sahiti.

Gjithashtu, ia vlen të përmendet edhe takimi i fundit i organizuar me 11 prill në pikëkalimin “Kapi” ku ishin prezentë përfaqësuesit e komunave Medvegjë dhe Kamenicë, homologët Florim Sahiti dhe Fatmir Matoshi me bashkëpunëtorë për t’i dhënë mbështetje iniciativës për hapjen e këtij pikëkalimi.

EkoHigjiena

Se marrëveshja për hapjen e pikëkalimit të ri në Medvegjë tashmë është arritur ka konfirmuar edhe kryeministri i Serbisë, Alleksandar Vuçiq pas takimit të djeshëm në Bruksel. (mepress.info)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.