(2LONLINE) – Ndonëse me vite është bërë zhurmë për ligjin e punës, kontratat si duket janë bërë universale, lexoje se çka shkruan, por mos mendo se do të bëhet ashtu.
“Unë jam shefi këtu qoftë e nevojshme edhe me kravatë në kofsh, ke me kapë fshesën me fshi”, është një fragment të cilin mund ta keni dëgjuar.
Mungesa e ankesave nga ana e punëtorëve karshi punëdhënësve dhe mungesa e kontrolleve institucionale janë pjesë e përditshmërisë tonë. Kriza ekonomike mungesa e punës janë katalizatorë të parë të cilët viktimë janë punëtorët.
Kontratat universale që nënshkruhen nga punëtorët duke u përmenden edhe punët administrative dhe të cilat janë një klishe të cilën do ta nënshkruaj edhe ai që është në postin e menaxherit si edhe ai që do të jetë depoist apo edhe pastrues.
Fakti që krijon konfuzitet është detyra administrative që do ti bie të merren edhe ata që nuk do të kenë rastin të punojnë në administratë mungesë e përvojës, dhe brenga e asaj është si mund të arsyetohet kjo pikë?
Fushëveprimi i krijuara nga ana e institucioneve dhe kontrata universale i fut me një thes atë me shkollë fillore me atë që ka mbaruar Fakultet.
Edhe pse shume kompani kanë në vete Departamentin e Resurseve Humane të cilat merren me çështjen e punëtorëve, rekrutimin etj, janë persona të nxjerrë nga departamente të afërta çoftë nga ai i shtijës po i financave dhe si mund të shpjegohet afërsia e tyre me punëtorët!
Kontratat universale në një masë janë shkelje e drejtave të punëtorëve pasi që i obligon apo i rendon në një shkallë të barabartë të gjitha departamentet me mundësi ndarje vetëm titullin e punës dhe pagës gjer të tjerat janë klishe universale e cila obligon punëtorin të punoj atë që do ti ofrohet nga ana e punëdhënësit, diti apo jo dhe mungesë të dijës hapet dera e kompanisë për dalje jashtë.
Kontratat kolektive të cilat nënshkruhen nëpër kompani të cilat janë aktuale në kompani sjellin pabarazi në mes punëtorëve dhe universialiteti sjellë dobësimin e punëtorëve dhe largimin e tyre nga puna si shkas i pabarazisë.
/Agim Hajrizi/