DYLON

Edhe Lutfi Haziri do të flas në ceremoninë e emërimit të rrugës “Beau Biden”

Avatar photo Redaksia

Në Sojevë të Ferizajt, rruga e cila çon te baza ushtarake amerikane në Kosovë, Bondsteel. çdo gjë është gati për fillimin e ceremonisë për emërimin e rrugës me emrin e Beau Biden, djalit të zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden.

Ceremonia që pritet të fillojë në orën 14:00 mbledh figura të jetës politike dhe ushtarake.Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe Joe Biden që do të mbajë një fjalim si dhe bashkëshortja e tij Jill Biden dhe fëmijët e të ndjerit Beau që kanë ardhur me gjyshërit në Kosovë.Në këtë ceremoni do të flasin edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Përndryshe, kohë më parë, Kuvendi Komunal i Gjilanit, në një seancë të saj, kishte shpallur qytetar nderi i Gjilanit, z. Joseph  Robinette  “Beau” Biden III, i biri i ndjerë i zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden. Ai  e morri këtë vlerësim për kontributin e dhënë në ndërtimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, për avancim e vlerave njerëzore, humanizëm si dhe sakrificë në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.