DYLON

Edhe kryetari i Vitisë pjesëmarrës në takimin me përfaqësuesen speciale të BE-së

Edhe kryetari i Vitisë pjesëmarrës në takimin me përfaqësuesen speciale të BE-së
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka qenë pjesëmarrës në një takim në të cilën ka qenë e pranishëm edhe Natalia Apostolova, përfaqësuese speciale e BE-së në Kosovë.

Gjatë këtij takimi është folur në veçanti mbi fondet e IPA-së dhe angazhimet e tjera të Bashkimit Evropian, veçanërisht për komunat e lindjes. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se komuna të cilën ai e udhëheqë ju është mirënjohës bashkimit Evropian për projektet të shumta të cilat janë realizuar në këtë komunë por edhe për projektet e tanishme që po zhvillohen nga fondet e BE-së si projekti ndërkufitar Cross Border me të cilën realizohet projekti “Turizmi pa kufij”. 

“Shfrytëzoj rastin që të falënderoj BE-në për projektet e shumta të cilat janë realizuar dhe po realizohen në komunën tonë. Ne ju jemi mirënjohës për punën e bërë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Me të vërtet me fondet e BE-së janë realizuar shumë projekte në Viti, por edhe po realizohen disa projekte të tjera sikurse projekti ndërkufitar “Cross Boder” që po implementon projektin Turizmi pa Kufij”, u shpreh Haliti.

EkoHigjiena

Ai tha se kjo komunë mbetet e përkushtuar që të kryej të gjitha detyrat në realizimin e projekteve të përbashkëta duke shpresuar se bashkëpunimi i kësaj komune me BE-në do të thellohet edhe me tej.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.