Edhe kryetari i Vitisë pjesë e Konferencës së OKB-së në Lubjanë të Sllovenisë

Edhe kryetari i Vitisë pjesë e Konferencës së OKB-së në Lubjanë të Sllovenisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti po merr pjesë në një konferencë dy ditore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Lubjanë të Sllovenisë, dhe atë së bashku me një delegacion të lartë nga Kosova, konkretisht të disa kryetarëve të komunave të tjera por edhe përfaqësues të Organizatave Jo Qeveritare.

Kjo konferencë po mbahet me iniciativë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antoniu Guyterro, ndërsa i pranishëm është edhe asistenti i Sekretarit të Përgjithshëm në OKB-së për operacione paqësore, Bintou Keita.

Në punimet e kësaj konferencë përveç strukturave të OKB-së , po marrin pjesë edhe ato të OSBE-së, Misioni i BE-së në Kosovë, UN Kosova Team, sikurse edhe përfaqësues fetar e etnik si dhe nga shoqëria civile.

Bëhet me dije se në këtë konferencë është biseduar për tema të ndryshme me rëndësi si: fuqizimi ekonomik dhe mjedisi, media dhe komunikime si dhe arsimi.

Gjatë kësaj konference kryetari Haliti ka takuar personalitete të larta me të cilët ka biseduar për çështje të ndryshme në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë.

KOMENTE