DYLON

Edhe kreu i Kamenicës ishte pjesëmarrës në ceremoninë e shënimit të 13-të vjetorit të themelit të Universitetit “Kadri Zeka”

Edhe kreu i Kamenicës ishte pjesëmarrës në ceremoninë e shënimit të 13-të vjetorit të themelit të Universitetit “Kadri Zeka”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 13-të vjetorit të themelimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

“Si Kryetar i Komunës së Kamenicës, dua të jap sot një mesazh të qartë stabiliteti dhe partneriteti. Komuna që unë drejtoj nuk e sheh këtë Universitet thjesht si një institucion fqinj, por si partnerin tonë më të afërt strategjik.”-ka thënë Kryetari Rahimaj.

EkoHigjiena

Ai tha se kjo është një ditë e veçantë për Universitetin Publik “Kadri Zeka”, për qytetin tonë dhe për gjithë komunitetin akademik. Ky institucion nuk është vetëm një vend për të studiuar, por një qendër e dijes, inovacionit dhe zhvillimit shoqëror që ka formuar breza të tërë profesionistësh.

Rahimaj shtoi se Komuna e Kamenicës do të vazhdojë ta mbështesë këtë universitet në çdo hap të tij drejt arritjeve të reja akademike dhe ndërkombëtare.

Ai përgëzoi stafin akademik, studentët dhe partnerët institucionalë për përkushtimin dhe arritjet gjatë këtyre 13 viteve, duke theksuar se zhvillimi i universitetit është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit dhe rajonit të Anamoravës.  /2LONLINE/