DYLON

Edhe kjo javë pa dimër!

Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) as gjatë javës nuk do të kemi dimër në Kosovë. Mbi vendin tonë, deri të mërkurën, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herë pas hershme të shiut.

Vlera minimale e temperaturës do të luhatet nga 3C deri 5C celsius, kurse maksimalet e ditës do të luhaten në mes 7C deri 9C celsius. Do të fryj erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

EkoHigjiena

Nga dita e enjte e deri të dielën, IHMK, thotë se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Mëngjeset do të shoqërohen me ngrica të lehta. Vlera minimale e temperaturës do të luhatet nga -2C deri 0C celsius, kurse maksimalet e ditës do të luhaten në mes 5C deri 7C celsius. Do të fryj erë nga juglindja e lehtë dhe mesatare, thuhet në raportin e IHMK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.