(2L ONLINE) – Kryesia e klubit KF”KAOLINI” nga Karaqeva reagon përmes një komunikate për media lidhur me vendimin e marre nga Komisioni i garave te ligës se dytë te cilët ia dhurojnë tri pika ne tavolinën zyrtare KF”Vitia”.
Kjo qe ka ndodh siç është e shkruar më lartë është “MERITË”e Komisarit të garave për ligën e dytë Z. Ismajl Ajeti i cili me apo pa qellim le te mbetet ne ndërgjegjen e tij por ketë rezultat te kësaj ndeshje e ka mbajt “SEKRET” për arsyet të cilat vetëm ai i din dhe e ka publikuar ne momentin e caktuar dhe me qëllime te caktuara pra qe ta favorizoi KF”VITIA” në të gjitha mënyrat për arsyet qe vetëm ai i din, transmeton Dardanapress.
Është tejet e rëndësishme të dimë opinionin e zyrtareve te larte te FFK-së dhe një kohesisht te interpretohet rregullorja dhe propozicioni i garave nga ekspertet qe janë brenda FFK-së ,sepse për mendimin tone kjo është shumë e qartë,nëse loja fillon dhe ajo mbaron si e rregullt rezultati nuk mund të ndryshoi e aq më pak për arsyet te cilat janë cekur se kinse KF”RINIA” nga Dobreva nuk paska pas mjek, as kund ne propozicion apo rregullore te garave nuk thuhet se ndeshja humbet ne tavolinën zyrtare për shkak sa në atë ndeshje ka munguar mjeku e paraprakisht është detyre e Delegatit te ndeshjes qe te verifikoi saktë prezencën e mjekut ne te kundërtën nëse ajo loje fillon dhe mbaron duhet te regjistrohet me rezultatin e arritur ne fushën e lojës.
Pra siç po shihet ky rezultat ka qenë 2:1 në favor të KF”RINIA” dhe kështu është prezantuar ne dokumente zyrtare te FFK-së,ne momentin e caktuar përgjegjësit ne FFK-së, kane dal me një rezultat (tabelë) të renditjes ku KF”VITIA” radhitet si e para me tridhjetë pike ndërsa e dyta është KF”Kamenica” dhe e treta është KF”KAOLINI” me numrin e njejt te pikëve.