DYLON

Edhe Kamenica përfituese e grantit të përformancës “Ta pastrojmë Kosovën”

Edhe Kamenica përfituese e grantit të përformancës “Ta pastrojmë Kosovën”
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës është radhitur e treta në nivel të Kosovës për performancën më të mirë, në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati tha se sot ka pranuar donacionin në vlerë prej 150.000 €, nga Minsitri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi dhe drejtorit të Let’s Do it Kosova Luan Hasanaj.

“Kamenica është një nga qytetet më të pastra të Kosovës falë kulturës së banorëve për mbrojtjen e pasurive gjelbëruese. Komuna jonë u vlerësua me plot meritë për punën e vazhdueshme që e kemi bërë me task forcën komunale, në krye me koordinatorin dhe njëherit Nënkryetarin e Komunës z.Faton Jakupi”, tha Kastrati.

EkoHigjiena

Ai poashtu u shpreh së është shumë mirënjohës ndaj atyre që ndihmuan për pastrimin e Kamenicës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.