Katër kandidatë të partive politike shqiptare e serbe, janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Mitrovicës së veriut. Deri në mesnatë kur përfundoi afati ligjor, Partia Demokratike e Kosovës, kandidoi Florent Azemin, Lidhja Demokratike e Kosovës Musa Miftarin, Lista serbe, Goran Radiqin, ndërsa Nisma qytetare SDP, Oliver Ivanoviqin.
Iniciativa Qytetare SDP ka bërë të ditur se ka dorëzuar në KQZ kandidaturën e Oliver Ivanoviqit, i cili tash e tri ditë është në paraburgim për shkak të dyshimeve për krime të luftës.
Kryetari i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq do të jetë përsëri kandidat i këtij subjekti politik për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut. Kjo iniciativë ka bërë të ditur se ka dorëzuar në KQZ kandidaturën e Ivanoviqit, i cili tash e tri ditë është në paraburgim për shkak të dyshimeve për krime të luftës.
“Kjo kandidaturë është dëshmi se Ivanoviq është i pafajshëm dhe moskandidimi i tij do të nënkuptonte se ai i frikësohet akuzave”, thuhet në një komunikatë të SDP-së, transmeto RTK.
Partia Demokratike e Kosovës ka kandiduar Florent Azemin për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 shkurtit. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net Emir Azemi, Këshilltar i Asamblesë Komunale të Mitrovicës së Veriut nga PDK.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Qytetare “Srpska” kanë dorëzuar aplikacionet e tyre për certifikim në KQZ për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës veriore të Mitrovicës. Musa Miftari, urolog në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, është kandidati i LDK-së për kryetar komune, ndërsa Goran Rakiq është kandidat i listës serbe.