(2LONLINE) – Pas thatësisë prej tetë muajsh, tashmë Gjilani po përballet me problemin e vërshimeve shkaku i reshjeve të pandërprera ditëve të fundit. Për ta përballuar këtë gjendje, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka mobilizuar të gjitha instancat komunale, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.
Gjendje jo e mirë shkaku i vërshimeve është në Karadak, përkatësisht në fshatrat: Lladovë Zhegër, Haxhaj, Isufaj, Pidiq, Shurdhan, Stanqiq, Dunav.
Gjendja më e vështirë po paraqitet në lagjen e “Limonve” të fshatit Pidiq, pasi lumi ka dalë nga shtrati i tij dhe ka përfshirë tokat e banorëve.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ajo për Shëbime Publike vazhdimisht po e kryejnë punën e vetë që nga mëngjesi, e në rast nevoje do t’u dalin në ndihmë edhe Policia e Kosovës dhe ambulanca.
Nëkryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me drejtorin Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Halit Rexhepi, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të parë nga afër gjendjen që po përballen qytetarës e asaj ane.
Kadriu e Rexhepi kanë thënë se tash për tash nuk ka rrezik për jetën e njerëzve. Rexhepi tha se që në orët e para të mëngjesit i kanë asistuar banorëve të asaj ane, me ndihmë në ujë të pijes në fshatin Lladovë nga kompania “Hidromorava”, ndërsa janë hequr edhe pengesat në rrugë nga shembjet e dheut, nga kompania përkatëse.
Nënkryetari Rexhep Kadriu tha se Komuna e Gjilanit po kujdeset ta tejkajoj këtë gjendje të vërshimeve me të gjitha kapacitetet e saj
“Me iniciativën e kryetarit Haziri, sot jam këtu fshatrat e Grykës së Karadakut, për t’u njohur nga afër me gjendjen pas vërshimeve. Konstatuam se rrezik për jetën e qytetarëve nuk ka. Kjo gjendje është në monitorim të drejtpërdrejt të kryetarit, nënkryetarit dhe drejtorive përkatëse. Komuna e Gjilanit është në shërbim të qytetarëve 24. Gjatë natës, sërish do të vizitojmë këto fshatra dhe lagjet më të prekura, për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve”, ka thënë Kadriu.
Ndërsa, lagjet e qytetit nuk janë prekur nga vërshimet, por për cdo rast, një ekip i zjarrëfikësve është duke e vëzhguar situatën në mënyrë permanente.
Kryetari Lutfi Haziri që në ditën e marrjes së mandatit është betuar se do të punoj 24 e shtatë ditë, për t’u dalë në ndihmë kërkesave të qytetarëve të Gjilanit. Një gjë e tillë po ndodhë./2LONLINE/