DYLON

Edhe Gjykata e Apelit në favor të Hajdarit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ish drejtori ekzekutiv i Spitalit Xhavit Hajdari thotë të jetë quar shumë pluhur për asgjë, rreth rastit të akuzës ndaj tij për shpërdorim të pozitës zyrtare ose i autorizimit, (rasti i participimit të pacientëve), sepse e drejta përherë triumfon dhe kohë më parë edhe Gjykata e Apelit – Departamenti për Krime të Rënda, e ka vërtetuar këtë, thotë ai, duke e refuzuar ankesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit si të pabazuar, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore, të datës përkatëse, të cilën e ka vërtetuar duke e dhënë për këtë edhe arsyetimin.

Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore Hajdari ishte liruar nga akuza për shkak se nuk ishte provuar se ai në cilësinë e të akuzuarit e kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej. Por, kundër këtij aktgjykimi kishte ushtruar ankesë Prokuroria Themelore që kishte propozuar anulimin e aktgjykimit të ankimuar dhe lëndën të rikthej në rigjykim, por është refuzuar si e pabazuar nga Gjykata e Apelit, e cila ka vërtetuar aktgjykimin e ankimuar.

EkoHigjiena

Rasti ka të bëjë lidhur me inkasimet e mjeteve financiare nga pacientët pas një vendimi (shkurt 2010), qe kishte marrë Këshillit Drejtues, e drejtor ekzekutiv kishte qenë Xhavit Hajdari. Mjetet e inkasuara nga pacientët ishin dërguar në llogari të Ministrisë së Shëndetësisë, ku pastaj një pjesë e tyre iu janë kthyer Spitalit, për përmirësimin e gjendjes materiale të Spitalit, që të mund pastaj të ofrohen shërbime sa më cilësore për pacientë…

Për më tepër shih të plotë vendimin e Gjykatës së Apelit:

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.