DYLON

Edhe gjilanasit pjesë e Kampionati i IX-t i shahut për personat e verbër

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ka përfunduar Kampionati i IX-t i shahut për personat e verbër të mbajtur ne Hotel Grand “New York” ne Golem-Durrës. Vendi i parë i takoj me meritë Azem Avdija Prishtinë, Vendi i dyte Shaip Kastrati, Gjakovë. Vendin e tretë dhe të katërt i zunë Daut Tishuki nga Peja dhe Rinor Ymeri nga Gjilani.

Bajram Spahiu, Kryetar i Shoqatës së të verbërve në Gjilan tha se ky kampionat i shahut për të verbërit u organizua nga Federata e Sporteve për personat e Verbër në Republikën e Kosovës në bashkëpunim, me rrjetin organizativ të Shoqatës së të Verbërve të Republikës së Kosovës. Ky kampionat u mbështet nga MKRS-ja, Devolli Company, ndërsa ekipin prej katër personave te Gjilan për të marr pjesë e kanë mbështetur miqtë e saj të komunitetit të biznesit privat.

EkoHigjiena

Për transport udhëtues anasjelltas është kujdes edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i cili ka dhënë një veturë me shoqërues për gjatë gjithë kohës ne gara. Ky kampionat i Rregullt i shahut, i 9-ti me radhë u mbajt nga data 11.06 deri me 14.06.2015. /2L ONLINE/





Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.