DYLON

Edhe futbollisti Leon Miftari vesh fanellën e SC Gjilanit

Edhe futbollisti Leon Miftari vesh fanellën e SC Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani bënë me dije se ka arritur marrëveshje me futbollistin Leon Miftari për të qenë pjesë e kuqebardhëve deri në verën e vitit 2026.

Miftari vjen nga radhët e klubit të Ramiz Sadikut, derisa ishte pjesë e të rinjve të 2 Korrikut në rrugëtimin kualifikues në Ligën e Kampionëve, duke shënuar tre gola.

EkoHigjiena

“18-vjeçari luan në pozitën e sulmuesit të krahut dhe me talentin e tij do të jetë një aset i rëndësishëm për ekipin tonë në rrugëtimin drejt sukseseve të reja, prandaj i themi mirë se vjen Leon”, thuhet në njoftimin zyrtar të SC Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.