DYLON

Edhe Drita e nis mbarë garën me një fitore në një ndeshje me plotë gola

Edhe Drita e nis mbarë garën me një fitore në një ndeshje me plotë gola
Avatar photo Redaksia

Skuadra e Dritës e ka nisur mbarë edicionin e ri të Superligës së Kosovës në Futboll, me fitore ndaj Llapit, në një ndeshje me plotë gola.

Në ballafaqimin që u luajt në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan, kampionia aktuale, FC Drita mundi KF Llapin me rezultat 5:3, pra u shënuan plotë 8 gola.

EkoHigjiena

Golashënues për Dritën: Blerim Krasniqi 28′, Igball Jashari 32′,Besnik Krasniqi 47’, Reddy Ovouka 58’, Hajdin Salihu 73’

Golashënues për Llapin: Fiton Ademi 35′, Elvir Gashjani 45′ +2, Gentrit Jaha 84’.

Java e parë e Superligës së Kosovës në futboll përmbyllet sonte me ndeshjen Prishtina – Ballkani. (19:00) /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.