DYLON

Edhe Daci do të votonte pro themelimit të Gjykatës Speciale

Avatar photo Redaksia

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i ka kritikuar liderët e institucioneve të Kosovës dhe deputetët se nuk kanë ditur të sillen si duhet në raport me opinionin në Kosovë sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se po të ishte deputet i këtij institucioni do të votonte pro themelimit të Gjykatës Speciale pasi, sipas tij, themelimi i kësaj gjykate ka ardhur si pasojë e dokumentit të votuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

EkoHigjiena

“Është dashur t’i themi po Gjykatës Speciale sepse është dokument i një institucioni, pjesë e të cilit Kosova lufton të jetë që dhjetë vjet. Bindja ime ka qenë e qartë, se Kosovës nuk i është dashur Gjykata Speciale, por kur është bërë dokument zyrtar i institucionit më të lartë të Evropës, është dashur një përgjigje adekuate”, ka thënë Daci në një intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka thënë se mandati i Gjykatës Speciale nuk do të jetë më pak se pesë vjet dhe nuk beson se kjo gjykatë do të kryejë punë për pesë vjet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.