Cernica, Përlepnica e Malisheva, kanë zgjedhur këshillat e tyre të fshatrave në përbërje prej shtatë anëtarëve. Interesimi për të marr pjesë në këto takime ishte i madh.
Në Malishevë, kryetar është zgjedhur, Latif Maliqi, në Cernicë Fatlum Mehmeti, ndërkaq kryetar i këshillit të fshatit Përlepnicë është zgjedhur, Menderez Xhelili.
Procesi është zhvilluar në formë demokratike, me votim të fshehtë dhe pa asnjë pakënaqësi, ka njoftuar kryesuesi i komisionit komunal për zgjdhjen e këshillave të fshatrave, Avdyl Aliu.
Aliu theksoi se fakti i pjesëmarrjes kaq masive të njerëzve ne proces zgjedhor në këto fshatra, tregon për rëndësinë që kanë këto këshilla në adresimin e çështjeve komunitare në organet komunale.