DYLON

Edhe Bilinica e Haxhaj themeluan këshillat e tyre

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Edhe fshatrat, Bilinicë e Haxhaj, të komunës së Gjilanit kanë themeluar këshillat e fshatrave, aktivitet ky i realizuar në bashkëpunim me OJQ-në “Agro-Eko”. Në Bilinicë, kryetar është zgjedhur Avni Haliti, përderisa në Haxhaj, Abedin Dauti.
Kryetari i Komisionit, Avdyl Aliu, gjatë fjalës së tij, vuri në pah rolin dhe rëndësinë e formimit të këtyre këshillave në funksion të avansimit të shërbimeve të Komunës ndaj komunitetit.

Ai tha se këto mekanizma do të shërbejnë në të ardhmen si urë lidhëse e fshatrave me Komunën e Gjilanit kur është në pyetje realizimi i projekteve dhe donacioneve .

EkoHigjiena

Komisioni Komunal dhe “Agro-Eko” e kanë vlerësuar lartë gatishmërinë e pjesëmarrjes së qytetarëve të këtyre lokaliteteve në këto procese zgjedhore. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.