DYLON

Edhe banorët e lagjes “Rruga e Prishtinës” propozojnë projektet që dëshirojnë në kuadër të “Buxhetimit me Pjesëmarrje”

Edhe banorët e lagjes “Rruga e Prishtinës” propozojnë projektet që dëshirojnë në kuadër të “Buxhetimit me Pjesëmarrje”
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka vazhduar me takimin e radhës me dëgjimet publike në kuadër të aktivitetit ku po diskutohet rëndësia e përfshirjes së qytetarëve në planifikim dhe vendimmarrje, përmes “Buxhetimit me Pjesëmarrje”, dhe ky takim u mbajtë me banorët e lagjes “Rruga e Prishtinës”.

“Në klasën verore të sapondërtuar pranë shkollës “Sadulla Brestovci”, drejtorët e drejtorive komunale diskutuan me banorët e lagjes “Rruga e Prishtinës” për rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në planifikim dhe vendimmarrje, përmes Buxhetimit me Pjesëmarrje”, thuhet në njoftimin e komunës, për tu bërë të ditur edhe propozimet për projekte nga banorët e “Rrugës së Prishtinës” për fazën e dytë të votimit e që  janë:

EkoHigjiena

1. Parkingu

2. Parku i lodrave për fëmijë

3. Fusha e basketbollit

“Më 29 maj do të ketë edhe një takim me këta banorë të kësaj lagjeje ku do të zhvillohet procesi i  votimit për t’u përcaktuar projekti i lagjes nga këto projekte të propozuara.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.