Edhe Bajram Isufi. U.D. Kryeshef Ekzekutiv i NPL “Tregu”, falënderon bashkatdhetarin Rexhep Aliu për donacionin e ofruar
U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i NPL “Tregu” Sh.A., Bajram Isufi, falënderon dhe shpreh mirënjohjen e tij për bashkatdhetarin, Rexhep Aliu, i cili ka dhuruar një pajisje për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve në fshatin Zhegër.
Isufi ka thënë se ky donacion paraqet një kontribut të çmuar për komunitetin dhe një shembull të përkushtimit e kujdesit ndaj vendlindjes, transmeton Portali 2LONLINE.
“Në emër të NPL “Tregu” Sh.A. dhe punëtorëve të angazhuar në mirëmbajtjen e hapësirave publike, z. Isufi falënderon z. Aliu për këtë kontribut dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunitetit të Zhegrës. Faleminderit për kontributin dhe respektin ndaj vendlindjes”, ka thënë Bajram Isufi, u.d. Kryeshef Ekzekutiv i NPL “Tregu”, Gjilan. /2LONLINE/
