DYLON

Edhe Arens Mateli bëhet pjesë e SC Gjilanit

Edhe Arens Mateli bëhet pjesë e SC Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka njoftuar për prurjen e re në klub, të Arens Matelit që luan në pozitën e mesfushorit dhe vjen nga radhët e FC Prishtinës.

“Në të kaluarën 22 vjeçari ka qenë pjesë e FC Ballkanit, ekip me të cilin fitoi edhe titullin kampion edicionin e kaluar, ndërkohë që formimin e nisi te KF Tirana, për të luajtur më pastaj edhe te FK Kukësi”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

EkoHigjiena

Për një kohë ai ishte pjesë edhe e ekipit turk Akhisarspor.

“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Arensit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që ka klubi”, thuhet në njoftimin e skuadrës kuq e bardh.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.