(2LONLINE) – I nderuari minister i punëve të jashtme të Republikes së Kosoves z. Enver Hoxhaj, po ju drejtohem publikishtë me kërkesen qytetare që ju ta keni në konsideratë zgjedhjen ambasador të Republikes së Kosoves në Kanada të profesorit Faton Bislimi.
Arsyet e kësaj kërkese:
1.Në qarqet intelektuale të Gjilanit bisedohet, me të madhe një këkrkesë e tillë që në fakt vendosja për amabasador e profesorit Faton Bislimi do gëzonte pa masë tërë Anen e Moraves.
2.Votuesit e mi, që më kanë mbështëtur në fushatë më kanë thirrur dhe kanë kërkuar nga une që të artikuloj këtë kërkesë.
3.Faton Bislimi e njeh mirë boten përtej Atlantikut, ka studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikes dhe atë në Universitetet më prestigjioze amerikane, ka magjistruar në Kanada, jeton në Kanada prej disa vitesh ku edhe punon. Njihet botërisht kontributi i tij në lobin shqiptaro-amerikan, njihet kontributi i tijë dhënë të gjithë shqiptarëve në Amerikë. Është e domosdoshme të përmendim dhe faktin që në plot konferenca ndërkombëtare Faton Bislimi i ka kontribuar qështjes shqiptare duke shpjeguar realitetin shqiptar në Ballkan edhe kur përball tij ishin ministra e president serb, Fatoni me afinitete të jashtzonshme arrinte ti demaskonte dhe përball të huajve vinte në dritë të diellit të drejten e shiptarëve për të vendosur vet mbi fatin e tyre. Është e kotë të provoj në këtë letër ti shkruaj të gjitha punët e mira dhe rezultative që ka bërë profesori Faton Bislimi.
Faton Bislimi
4.Në Kanada, jeton prej kohësh një komunitet i madh i shqipatrëve që njihet për qytetari dhe ndershmëri të integruar në kulturen vendase. Ky komunitet i shiptarëve në masë të madhe është nga Ana e Moraves (Gjilan, Kamenicë e Viti), për të mos thënë që shumica e këtij komuniteti janë nga kjo anë. Ky komunitet do të ndihej mirë në rastin më të mirë kur z. Bislimi të vendosej Ambasador i Republikes së Kosoves në Kanada, kjo do të sillte dhe dobi të drejtpërdrejta Kosoves dhe veqanarishtë Gjilanit sepse mërgimtarët tonë do të ndiheshin të sigurt në orietimin e kapitalit të tyre në shtetin tonë kur në krah të tyre do të ishte amabasadori Bislimi.
I nderuari minister, me vetëdije të plotë qytetare ju them se ka edhe plot arsye tjera të bazuara që të argumentoj kërkesen për ta vendosur ambasador tonin z. Faton Bislimin. Vendimi juaj në favor të kësaj kërkese do të nderonte tërë Anen e Moraves, do të ngriste më shumë reputacion e shërbimit diplomatik të Kosoves sepse në të do të ishte një energji e re me plot përvojë dhe me dije e profesionalizëm të lartë.
Me respekt
Sahit Abazi, Këshilltar Komunal në Asamblenë e Gjilanit
shih edhe shkrimin:
Bislimi të na përfaqësojë në Kanada!