DYLON

Edhe 5 ditë afat për aplikim për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave 1-9

Edhe 5 ditë afat për aplikim për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave 1-9
Avatar photo Redaksia

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se deri më sot, përmes platformës e-Kosova janë pranuar 144,493 aplikime për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave 1-9.

“Procesi i aplikimit vazhdon të mbetet i hapur deri më 9 gusht. Ftojmë edhe një herë të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë që të aplikojnë teksa kanë mbetur edhe pesë ditë deri në përmbyllje të afatit. Para aplikimit, sigurohuni që xhirollogaria bankare është aktive dhe e saktë, si dhe të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara”, thuhet në njoftimin e MASH-it.

EkoHigjiena

Aplikoni këtu:

Klasat 1–5: https://rks-gov.net/469

Klasat 6–9: https://rks-gov.net/471

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për informata shtesë qytetarët mund të kontaktojnë në adresën elektronike [email protected] dhe numrin e telefonit +383 (0) 38 200 65 049 . /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.