DYLON

Edhe 2 muaj paraburgim për 32 të dyshuarit për terrorizëm

Avatar photo Redaksia

U vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj 32 të dyshuarve për kryerjen e veprave terroriste dhe arrestin shtëpiak gjashtë të tjerëve të këtij grupi. Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Vehbi Kashtanjeva, u ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj 32 të dyshuarve për kryerjen e veprave terroriste dhe arrestin shtëpiak gjashtë të tjerëve të këtij grupi.Të gjithë këta persona janë arrestuar më 11 gusht.

Ata dyshohet se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak, përkrah organizatave të shpallura terroriste, Shteti Islamik dhe Al-Nusra, si dhe kanë bërë vepra të tjera që lidhen me radikalizmin fetar. Udhëheqësit e institucioneve qendrore në Prishtinë, përfshirë presidenten Atifete Jahjaga, kanë tërhequr vërejtjen se nuk do të lejojnë që Kosova të shndërrohet në strehë grupesh radikale.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.