Edhe 12 mijë votues serbë për zgjedhjet e nëntorit!

Në takimin e grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, dje në Bruksel është arritur marrëveshja që në listat e votuesve të futen edhe 12 mijë serbë, ka thënë Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit serb.
Sipas tij, është duke u biseduar për një çështje shumë të rëndësishme, “që ka të bëjë me ata që janë ndjekur nga Kosova” duke shpresuar se për këtë çështje do të vazhdojë presioni i bashkësisë ndërkombëtare, njofton B92.

“Këtë do ta bëjnë autoritetet shtetërore serbe me qëllim që të prezantohen dëshmi të mjaftueshme se në Serbi jetojnë dhjetëra mijëra njerëz të cilëve pushteti do të mund t’iu japë certifikata nga librat amë dhe tërë dokumentacionin tjetër që do të garantojë se mund të votojnë në zgjedhjet lokale të nëntorit”, tha Gjuriq.

Ai gjithashtu ka theksuar se autoritetet shtetërore në Prishtinë nuk po pranojnë që serbët e Kosovës të kenë përfaqësuesin e tyre në KQZ./koha.net/

KOMENTE