DYLON

Edhe 1 mijë e 137 gjoba për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

Edhe 1 mijë e 137 gjoba për mosrespektim të masave ndaj COVID-19
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës edhe në raportin e saj të fundit, për periudhën 24 orësh, ka bërë me dije se janë shqiptuar 1 mijë e 137 gjoba për mosrespektim të masave ndaj COVID-19, të vendosura nga institucionet e vendit.

Sipas policisë, poashtu janë gjithsej 987 tiketa trafiku të shqiptuara për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion, transmeton 2LONLINE.com.

Përndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 21 aksidente me të lënduar dhe 28 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 15 persona, ku 6 i ka dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajte të dënimit. /2LONLINE.com/