DYLON

“EcoHigjiena” thërret qytetarët për bashkëpunim duke i raportuar rastet e hedhjes ilegale të mbeturinave

“EcoHigjiena” thërret qytetarët për bashkëpunim duke i raportuar rastet e hedhjes ilegale të mbeturinave
Avatar photo Redaksia

Kompania Rajonale për Grumbullimin e Mbeturinave “EcoHigjiena” në Gjilan, duke folur për rastin e fundit, kur nga qytetarë të pandërgjegjshëm ishin hedhur mbeturina në një hapësirë në lagjen “Dardania”, u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim, me qëllim që ta bëjnë të mundur eliminimin e kësaj dukurie negative për qytetin tonë.

Drejtuesit e Kompanisë “EcoHigjiena”, kanë bërë me dije se, ditë më parë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspeksionit të Komunës së Gjilanit, kanë larguar një grumbull të madh mbeturinash nga lagjja Dardania, pas raportimeve nga qytetarët e ndërgjegjshëm, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Andaj edhe vije thirrja për bashkëpunim, që qytetarët të ndihmojnë në ruajtjen e pastërtisë në qytetin tonë duke raportuar rastet e hedhjes ilegale të mbeturinave, dhe se një foto ose video mjafton për të reaguar me kohë.

“Së bashku për një Gjilan më të pastër, më të gjelbër dhe më të jetueshëm!”, thuhet në njoftimin e “EcoHigjienës”.  /2LONLINE/