DYLON

Ecohigjiena: Shkelqen me dukje të re zemra e gjelbërt e Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Vitin e kaluar u bë instalimi i sistemit të ri të ujitjes së parkut në qendër të qytetit dhe po ashtu u blen dhe u zëvendësuan koshat e vjetër me kosha të ri të mbeturinave. Bashkëpunimi i Drejtorisë për Shërbime Publike me Eco-Higjienën e dëshmuan vetën më së miri .

Këtë vit, në fazën e par, në park u riparuan dhe zëvendësuan të gjitha bankulëset, meqë ishin në një gjendje shumë të keqe. Drejtor Naser Korqa, ishte tejet i kënaqur me rezultatin e punës ndërsa, banorët e qytetit i çmojnë shumë bankulëset e reja.

EkoHigjiena

Punëtorët e Eco-Higjienës janë të lumtur që kontribuon në përmirësimin e gjendjes në qytetin e tyre dhe kërkojnë nga të gjithë qytetarët që të respektojnë punën e tyre dhe të përdorin koshat për mbeturina ndërsa, bankulëset e reja të mos i dëmtojnë.

Parashihen projekte të tjera të planifikuara që do të përmirësojnë standardin dhe cilësinë e jetës në Gjilan. Megjithatë, burimet buxhetore janë të kufizuara dhe duhet të menaxhohet me kursim . Prandaj, nuk është e mundur që të gjitha dëshirat dhe planet të zbatohen brenda një viti. Mirëpo, së bashku vazhdojmë të punojmë konsekuent në përmirësim të vazhdueshëm të gjendjes, theksojnë Naser Korqa dhe drejtori në Eco-Higjiena, Senad Ramaj. /2L ONLINE/