EcoHigjiena: Në Gjilan, Viti e Kamenicë protestohet edhe sot
/2L ONLINE/ – Në Gjilan, Viti e Kamenicë, protesta njëorëshe e punëtorëve të Kompanisë Ecohigjiena, para zyrave të kësaj Kompanie ka vazhduar edhe sot. Ajo ishte e qetë, filloi në ora 08:00 dhe përfundoi në ora 09:00, kur edhe punëtorët iu kthyen punës së tyre të përditshme. Sipas organizatorit, Këshillit të Punëtorëve të kësaj Kompanie, protesta njëorëshe do të vazhdojë edhe nesër, njëjtë në të njëjtin orar dhe me skenar të njëjtë.
Burime e Portalit 2L ONLINE, kanë bërë me dije, se Këshilli i Punëtorëve të Kompanisë Ecohigjiena, përfaqësuesit e tyre, janë ftuar në takim te zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit. Takimi i tillë është paraparë për sot në ora 12:00, ndërsa është thënë se ata do ti pres Kryetari i Komunës Lutfi Haziri. Mbetet të shihet se a do të takohen përfaqësuesit e Këshillit të Punëtorëve me kreun e komunës, apo me ndonjë zyrtarë tjetër, dhe se cilat do të jenë rezultatet e këtij takimi.
Përndryshe, në ditën e parë të protestës para të pranishmëve ishte lexuar njoftimi në lidhje me gjendjen në kompaninë “EcoHigjiena” dhe kërkesa për marrjen e hapave konkret për zgjidhjen e krizës në këtë kompani. Një njoftim i tillë iu është dërguar edhe kryetarit të komunës Lutfi Haziri, kryesueses së Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku Rexhepi, drejtorëve naser Korça, drejtoria për Shërbime Publike si dhe Agim Zuzaku, drejtoria për Zhvillim Ekonomik, pastaj edhe Komisionit të Aksionarëve, subjekteve politike , shefave të grupeve të subjekteve që janë pjesë e Kuvendit Komunal dhe po ashtu edhe te disa këshilltarë komunal.
“Këshilli I Punëtorëve të kompanisë Ecohigjiena SH.P.K-Gjilan, Viti, Kamenicë, Novobërdë, kërkon nga akteret kyç në këtë proces që t’i japin fund kësaj gjendje të krijuar dhe të papërmirësuar, pasi që ne që pesë vite vetë jemi dëmtuar më shumë. Kërkojmë nga ju që të keni konsideratë këtë kërkesë tonën pasi që partneri privat është akteri kryesor që I ka sjellë këtë të keqe kësaj kompanie. Andaj, kërkojmë të merren hapa konkret në prishjen e kësaj marrëveshje të Partneritetit Publiko-Privat,të dëmshëm për kompaninë, punëtoret dhe gjithë regjionin tonë”, thuhet në njoftimin që është lexuar para protestuesve por edhe që iu është dërguar adresave të lartpërmendura.
Për më tepër nga ky njoftim shih shkrimin: EcoHigjiena: Në Gjilan, Viti e Kamenicë mbahet protesta njëorëshe
.jpg)




