DYLON

EcoHigjiena: Në Gjilan, Viti e Kamenicë mbahet protesta njëorëshe

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar nga Këshilli i Punëtorëve të Kompanisë EcoHigjiena, të hënën, para zyrave të Kompanisë, është mbajtur protesta njëorëshe, njëkohësisht në Gjilan, Viti e Kamenicë. Protesta ka kaluar e qetë. Sipas organizatorit protesta do të vazhdojë edhe nesër. Përndryshe, aty është lexuar njoftimi në lidhje me gjendjen në kompaninë “EcoHigjiena” dhe kërkesa për marrjen e hapave konkret për zgjidhjen e krizës në këtë kompani.

Siç mësohet një njoftim i tillë iu është dërguar edhe kryetarit të komunës Lutfi Haziri, kryesueses së Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku Rexhepi, drejtorëve naser Korça, drejtoria për Shërbime Publike si dhe Agim Zuzaku, drejtoria për Zhvillim Ekonomik, pastaj edhe Komisionit të Aksionarëve, subjekteve politike , shefave të grupeve të subjekteve që janë pjesë e Kuvendit Komunal dhe po ashtu edhee te disa këshilltarë komunal.

EkoHigjiena

“Këshilli I Punëtorëve të kompanisë Ecohigjiena SH.P.K-Gjilan, Viti, Kamenicë, Novobërdë, kërkon nga akteret kyç në këtë proces që t’i japin fund kësaj gjendje të krijuar dhe të papërmirësuar, pasi që ne që pesë vite vetë jemi dëmtuar më shumë. Kërkojmë nga ju që të keni konsideratë këtë kërkesë tonën pasi që partneri privat është akteri kryesor që I ka sjellë këtë të keqe kësaj kompanie. Andaj, kërkojmë të merren hapa konkret në prishjen e kësaj marrëveshje të Partneritetit Publiko-Privat,të dëmshëm për kompaninë, punëtoret dhe gjithë regjionin tonë”, thuhet në njoftimin që është lexuar para protestuesëve por edhe që iu është dërguar adresave të lartpërmendura.

Portali 2L ONLINE, sjellë të plotë shkresën në fjalë.

***
Këshilli I punëtorëve të Kompanisë “Ecohigjiena” SH.P.K Gjilan,në takimin e fundit të mbajtur më 15 Shtator 2016,me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të këtij këshilli,analizoj gjendjen e përgjithshme në të cilën gjendet kompania në këtë kohë dhe gjatë katër viteve të shkuara prej se është bërë partneritet publiko-privat në vitin 2012.

Ne ju njoftojmë se gjendja në të cilën ndodhemi është shumë e vështirë dhe po shkon drejt një gjendje kaosi dhe kolapsi. Këtë konstatim e bazojmë në zhvillimet e fundit që kanë ndodhur,sidomos kohëve të fundit,ku ne si punëtor po e ndjejmë rrezikun e humbjes së vendeve të punës çdo ditë e më shumë.

Ne tanimë më shumë se dy javë jemi duke punuar pa një kryeshef ekzekutiv sepse u.d I kryeshefit gjendet ne arrest shtëpiak me akuza nga prokuroria e shtetit për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dhe nuk kemi asnjë informatë se çka po ndodhë në lidhje me zgjedhjen e kryeshefit të ri edhe pse konkursi I cili ishte hapur është mbyllur që një muaj. Të rikujtojmë se edhe vitin e kaluar ishte hapur një konkurs për kryeshef të ri mirëpo ishte anuluar në mënyrë misterioze. Të gjitha këto zhvillime rreth zgjedhjes së kryeshefit të ri na lënë në dyshime se këtu diçka po ndodh mirëpo neve nuk na jepet asnjë shpjegim për këto gjëra.

Jemi në situate ku të ardhurat për kompaninë tonë po zvogëlohen çdo ditë e më shumë e sidomos tani që jemi para humbjes së kontratës me Komunën për mirëmbajtjen e sipërfaqeve publike e që kjo do të rezultonte me humbjen e më shumë se 50 vendeve të punës si dhe njoftimet nga ana e Komunës se Tregu do të kalon në një menaxhim tjetër, ku si pasojë do të mbeteshin pa punë disa punëtor tonë.

Ne edhe më herët si këshill I punëtoreve kemi ngritur shqetësimet tona në lidhje me problemet në kompani dhe tani shihet se shqetësimet tona kanë qenë me të drejtë dhe tani kanë arritur ta kuptojnë realisht gjendjen faktike edhe opinion përmes lajmeve në media. Askush më mirë se ne punëtoret nuk e sheh dhe nuk e vlerëson gjendjen në të cilën ndodhemi ,askush më shumë se ne nuk është I rrezikuar nga kjo gjendje që po kalojmë që një kohë të gjatë. Nga futja në partneritet në vitin 2012 gjendja vetëm sa ka shkua drejt përkeqësimit për Kompaninë dhe për ne si punëtor që jemi të varur nga puna që bëjmë.
Në vazhdim do të paraqesim disa nga shqetësimet dhe të gjeturat tona që ne si punëtor I dimë se kanë ndodhur dhe po ndodhin në këtë kompani,fakte të cilat na kanë bërë që te ulemi dhe te ndërmarrim hapat konkret për të ndalur këtë degradim të kompanisë që po I bëhet dita ditës.

– Mos zbatimi I marrëveshjes së PPP,përkatësisht mos majtja e premtimit për investime në vlerë 1.5 milion euro,ku si pasoj e kësaj ne tani më gjendemi në gjendje kolapasi
– Shitja e aseteve të kompanisë,respektivisht kamionëve duke e lënë kompaninë në gjendje të mjerueshme, pa shpresa përmirësimi dhe me automjete të stërvjetruara
– Kushtet e renda të punës për punëtorët primar,humbjen e vendeve të punës për shumë punëtor
– Rrezikimi për humbjen e kontratës për mirëmbajtjen e sipërfaqeve publike për shkak të obligimeve të mëdha ndaj ATK-së(800 mije euro obligime ndaj shtetit dhe furnitorve)
– Mosfalja e borxheve sipas ligjit për faljen e borxheve dhe falja e borxheve jashtë ligjore
– Arrestimi dhe mbajtja në burg e Senad Ramajt, përfaqësuesi kryesor I këtij partneri që ka ndikuar negativisht në imazhin e kompanisë
– Kemi humbur shumë donacione nga qeveria dhe organizata të ndryshme për ambient
– Kemi shantazhim dhe diskriminim të stafit profesional dhe avancime pa merita, etj…

Duke u bazuar në të gjitha këto fakte të lartëcekura jemi detyruar që të paraqesim këtë kërkesë

Këshilli I Punëtorëve të kompanisë Ecohigjiena SH.P.K-Gjilan, Viti, Kamenicë, Novobërdë, kërkon nga akteret kyç në këtë proces që ti japin fund kësaj gjendje të krijuar dhe të pa përmirësuar, pasi që ne qe pesë vite vetë jemi dëmtuar më shumë. Kërkojmë nga ju që të keni konsideratë këtë kërkesë tonë pasi që partneri privat është akteri kryesor që I ka sjellë këtë të keqe kësaj kompani. Andaj, kërkojmë të merren hapa konkret në prishjen e kësaj marrëveshje të Partneritetit Publiko-Privat,të dëmshëm për kompaninë, punëtoret dhe gjithë regjionin tonë.

Konsiderojmë që është momenti I fundit të shpëtohet diçka nga kjo që ka mbetur në mënyrë që 162 familje të cilat e kanë burim të vetë të të ardhurave në familjet e tyre mos të mbesin pa punë dhe të përfundojnë si raste sociale. Ne si këshill I punëtorëve e kemi parë të arsyeshme të ju drejtohemi përmes këtij njoftimi për të ju sqaruar sadopak gjendjen në të cilën ndodhemi dhe pakënaqësinë e punëtorëve rreth këtyre të këqijave. Nëse nuk ndërmerren hapat të shpejt dhe konkret në zgjidhjen e kësaj situate ne ju bëjmë me dije se në ditët e ardhshme mundë të përballemi me greva dhe protesta të punëtorëve.

Me respekt,
Këshilli I punëtorëve “ Eco-Higjiena” sh.p.k, Gjilan