DYLON

EcoHigjiena: Greva njëorëshe do të nis nga e hëna

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ndonëse punëtorët e Kompanisë EkoHigjiena, kanë ndërprerë bllokadën e tërësishme dhe kanë filluar me grumbullimin e mbeturinave, megjithatë shprehja e pakënaqësisë do të vazhdojë akoma dhe nga e hëna që vije do të jetë grevë njëorëshe, para zyrave të Ecohigjienës.

Mësohet se Këshilli i punëtorëve të Kompanisë “Ecohigjiena”, Gjilan, Viti, Kamenicë dhe Novobërdë ka njoftuar për këtë edhe menaxhmentin e kompanisë. Në atë njoftim thuhet se: “Për shkak të pakënaqësive të mëdha të punëtorëve për mos vazhdimin e kontratave të 17 punëtorëve, respektimin e Raportit Zyrtar të Inspektoriatit të Punës datë 11.01.2017 me numër Protokoli 01/a-06/17 si dhe vazhdime të kontratave në mënyrë selektive dhe në kundërshtim më Ligjin e Punës LIGJI NR. 03/L-212 në Republikën e Kosovës, duke respektuar të drejtën tonë për të bërë grevë dhe në përputhje me Ligjin për Greva,LIGJI NR. 03/L-200 dhe Nr. 04/119,ju njoftojmë se Nga data 23.01.2017 ,e Hënë, do të fillojmë grevën njëorëshe në objektin e Kompanisë,respektivisht në zyrat qendrore të administratës”.

EkoHigjiena

Sipas Këshillit të Punëtorëve, greva do të filloj nga ora 11:30 dhe do të mbaroj ora 12:30, dhe se do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.