DYLON

Eco Higjiena: Solidarizim për kolegun tonë dhe apel për vozitësit!

Eco Higjiena: Solidarizim për kolegun tonë dhe apel për vozitësit!
Avatar photo Redaksia

/Eco Higjiena/

Sot, si kolektiv, jemi pranë kolegut tonë që ka pësuar aksident gjatë punës.

EkoHigjiena

I urojmë shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në mesin tonë.

Përkundër situatës së rëndë, jemi me ty me mendje e me zemër.

APEL PËR VOZITËSIT

Njëkohësisht, Apelojmë tek të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar në rrugë!

Punëtorët tanë punojnë shpesh në orët e hershme të mëngjesit, në errësirë dhe mjegull, ku dukshmëria është e kufizuar.

Kamionët dhe pajisjet janë të pajisura me ndriçim dhe rotacion për sigurinë e të gjithëve por kjo nuk mjafton nëse mungon kujdesi nga ana e vozitësve të tjerë.

Një sekondë pakujdesi mund të kushtojë shumë.

Të jemi më të kujdesshëm për veten, për të tjerët dhe për ata që punojnë çdo ditë për sigurinë e të gjithëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.