Eco-Higjiena: Pastërtia –  gjysma e shendetit! – FOTO

Eco-Higjiena: Pastërtia – gjysma e shendetit! – FOTO

Thuhet se pastërtia është gjysma e shëndetit… kjo tani në këtë kohë pandemie u kërkua nga ekspërtet shendetesor dhe virussolog  anë e këndë botës. Mirëpo kjo nuk u kuptuaka vetëm për  pastërtinë personale, por edhe ambientale.

Ne, që disa na quajnë  „ bërllogxhi“  të Eco-Higjienës, e dimë më së mirë se sa e rëndësishme është pastërtia.  Punojmë pandërprer, bile edhe festave  e madje edhe në ditë me diell e ditë me borë e shi – , çdo ditë të lume,   për të pastruar qytetin tanë, të juajin dhe të atyrë që na quajnë ashtu….

Besojmë se ata të cilët e kan gjumin e lehtë i dëgjojnë rapëllimen e ngulfatur të makinës dhe terheqjen dhe zbrazjen e kontejnerëve, akoma pa kënduar në fshat gjeli në sabah. Ata jemi ne! Ne lëmë të dashurit tanë akoma në gjumë kur ngritemi për në punë. Jo që na vie turp për të na pa dikush duke zbrazur kontejnerët e mbeturinave por, kur të ngriteni ju nga gjumi dhe shkoni në punë, për të parë pjesën më të madhe të qytetit, e sidomos qendrën, të pastër nga mbeturinat që hedhni ju, të dashur banor. Dhe kjo po vlerësohet lartë nga qytetarët! Ne këtë e dimë. Për punë nuk na vie turp, se  punojmë me djersë dhe me këtë punë mbajmë familjet tona madje  shkollojmë djemtë dhe vajzat, e disa prej fëmijëve tanë edhe studiojnë. Nejse që jemi „bërllogxhi“ ama „bërllog“ nuk jemi!

Po si nuk ju vjen turp disa banorëve, aman! Hedhin mbeturinat vend e pa vend, e me e keqja, mu në mes të qytetit, që nga pika e ditës! Po sështë qytetare kjo sjellje … si të ju quajmë ne… nuk dijmë. Po a vendosen qeset me  mbeturina mu në mes të ditës para qebabtorës, para derës së bankës apo ëmbëltorës, para derës së shkollës apo universitetit. Qytetëri i thonë kësaj? Kulminacioni i gjithë kësaj edhe para xhamisë duke krijuar deponi! Po ju qit e ne hiq, ditë për ditë, tërë vitin.

Ato si hjek kush deri në mëngjes, se natën ne  pushojmë. Ne nuk na vjen turp që i hjekim, po na vjen turp për ju, o jo qytetarë, që i hidhni dhe shëmtoni para dyqanin e juaj, bankën dhe shkollën e juaj qebaptorën apo kafiterin e juaj. Kështu po shëmtoni qytetin tan dhe mendon dikush se ne nuk i hjekim mbeturinat. Se me të drejtë disa të huaj thonë se tek shqiptarët kur u hyni në oborr e në shtëpi, shkëqen çdo gjë nga pastërtia,  e para oborrit…

Po ja të besatohemi për këto 2-3 muaj, të ndërrojmë qasje.  Komunarët le të caktojnë vend-hudhjen e mbeturinave, ju të hedhni aty mbeturinat, e ne si zakonisht ti hjekim prej aty dhe te deponojmë në deponi.  Ta bëjmë këtë për vëllezërit e motrat tana që do na vijn kësaj radhe me të madhe për vizitë nga mërgata, ti  presim  „shacat „ siç i ka hie  dhe jo siç i quante ai tipi „gërnaqa“ , (kurr goja mos i foltë), dhe te ju tregojmë mysafirëve se mbajmë rend e rregull si në shtëpi, si në oborr por edhe para oborrit dhe në rrugë.

E ju që hedhni mbeturinat ashtu, mund të na quani si të doni, madje edhe “bërllogxhi“ ama “bërllog“ nuk jemi!

Me respekt nga Eco-Higjiena

KOMENTE