DYLON

Eco-Higjiena: Mos e hidhni hirin dhe gacat e pashuara në kontejnerë!

Eco-Higjiena: Mos e hidhni hirin dhe gacat e pashuara në kontejnerë!
Redaksia

Drejtues të Kompanisë Rajonale për Grumbullimin e Mbeturinave “EcoHigjiena”, kanë kërkuar nga konsumatorët e kësaj Kompanie, që me rastin e hedhjes së mbeturinave nëpër kontejnerë të jenë të kujdesshëm me hirin dhe gacat e pashuara.

Sipas tyre, ka pas raste që janë shkaktuar edhe zjarre në mbeturina, andaj kanë kërkuar kujdes sepse nga hiri dhe gacat e pashuara ekziston rreziku i shkaktimit të zjarreve, e me këtë edhe rreziku për dëmtim të automjeteve dhe pajisjeve të kompanisë, të rrezikohen punëtorët, qytetarët dhe prona përreth.

EkoHigjiena

Sigurohuni që hiri dhe gacat të jenë shuar dhe ftohur plotësisht para se t’i hidhni. Kujdesi juaj mbron jetën, punëtorët dhe komunitetin”, thuhet në apelin drejtuar qytetarëve nga Kompania “Eco-Higjiena”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.