Eco Higjiena me thirrje publike për biznese dhe amvisëri për regjistrim në sistemin e tyre si klientelë
Kompania “Eco Higjiena” ka bërë thirrje publike për të gjitha bizneset dhe amvisëritë që ende nuk janë të regjistruara si klientë të kompanisë, që të paraqiten sa më shpejt për regjistrim.
Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë amvisëritë dhe subjektet afariste që nuk janë pjesë e regjistrit të kompanisë, duhet të drejtohen në zyrat e Eco Higjienës ose të kontaktojnë përmes postës elektronike në adresën: [email protected].
Nga kompania është bërë e ditur se mosregjistrimi dhe mosveprimi mund të sjellin procedura ligjore, si dhe regjistrim automatik të klientëve.
“Eco Higjiena” thekson se regjistrimi sjell përfitime të shumta për qytetarët dhe bizneset, përfshirë: shërbim të rregullt të grumbullimit të mbeturinave, sigurimin e kontejnerëve si dhe menaxhim më të lehtë.
Zyrat e kompanisë funksionojnë nga e hëna deri të premten, në orarin 08:00 – 16:00, për shërbimet që mbulojnë komunat Gjilan, Viti dhe Kamenicë.
“Bashkë për një qytet më të pastër”, është mesazhi me të cilin “Eco Higjiena” po fton qytetarët në bashkëpunim për ruajtjen e ambientit dhe mirëmbajtjen e pastërtisë publike. /2LONLINE/
