Eco-Higjiena mbështet nxënësit dhe edukimin
“Sot patëm kënaqësinë të mbështesim një aktivitet shumë të veçantë edukativ të nxënësve të klasave VI–IX dhe nxënësve më të dalluar të klasave të pesta te SHFMU “Liria” – Pogragjë. Nxënësit vizituan Kosharen dhe Mejën, ku patën mundësi të njihen nga afër me historinë dhe sakrificat e luftës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kompanisë Eco-Higjiena, në Gjilan.
Eco-Higjiena mbuloi shpenzimet e udhëtimit dhe ushqimit për nxënësit dhe stafin e shkollës. Drejtori Senad Ramaj dhe profesori Ibish Mazreku ishin pjesë e këtij udhëtimi dhe ndanë me nxënësit edhe kujtime nga përvojat e tyre gjatë luftës.
“Është kënaqësi për ne të kontribuojmë në aktivitete që edukojnë dhe i mbajnë të gjalla kujtimet për brezat e rinj”, thuhet në fund të njoftimit Kompanisë Eco-Higjiena, në Gjilan. /2LONLINE/
