DYLON

Eco-Higjiena: Jemi të përkushtuar që të kryejmë shërbime efikase sapo rrugët të jenë të kalueshme

Eco-Higjiena: Jemi të përkushtuar që të kryejmë shërbime efikase sapo rrugët të jenë të kalueshme
Avatar photo Redaksia

Bora vështirëson operimin normal, Kompania “Eco-Higjiena” kërkon mirëkuptimin e klientëve, për vonesat e mundshme gjatë kryerjes së shërbimit. Vështirësitë kanë të bëjnë kryesisht me disa pjesë të viseve rurale.

“Ju njoftojmë se përkundër përpjekjeve të shtuara të kompanisë tonë për kryerjen e shërbimeve ndaj klientëve, si pasojë e reshjeve të borës dhe pengesave të rrugëve për në deponin e mbeturinave nuk po arrijmë të kryejmë shërbime të plota”, kanë bërë me dije përfaqësues të Kompanisë për grumbullimin e Mbeturinave “Eco-Higjiena”.

EkoHigjiena

Ata thonë se janë të përkushtuar që të kryejnë shërbime efikase sapo rrugët të jenë të kalueshme.

“Të gjithë punëtorët tanë janë në terren në kryerje të detyrave të tyre, ndërsa kërkojmë mirëkuptimin tuaj për vonesat e mundshme (viset rurale) gjatë kryerjes së shërbimit”, thuhet në njoftimin e kësaj Kompanie. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.